Zëvendëskryeministri i parë për integrim evropian dhe dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se Kosova po fiton me Planin Evropian, pasi që njohja de-facto është një hap më afër njohjes de-jure.
I pyetur për këtë Avni Arifi thotë se kjo është vetëm një mjegull para se të mos ndodh asgjë.
“Kjo puna e njohjes është ose te njeh ose nuk të njeh. Njohja dejure dhe defakto janë vetëm mjegull përpara ndodhjes së asgjës”, vazhdoi Arifi.
“Sa here të kesh vendime të vështira, duke i shty ato, duke i njollos të tjerët, nuk lehtësohen vendimet, fillimisht qeveria me propozuar draft-statutin e vet. Ky draft statut do te ishte ndryshe nëse qeveria e propozon draft-statutin”, potencoi Arifi.
Sipas Arifit, Kurti s`i dëgjoi amerikanët.
“Lutjet e amerikanëve që të ketë draftstatut u injoruan, të tjerët na e kanë bërë një draft statut, i cili paraqet rrezik”.