Avni Arifi ka qenë një kohë shefi kosovar i bisedimeve me Serbinë.
Ai thotë se kryeministri Kurti nuk ka qenë kurrë kundër Asociacionit.
“Kurti po del qe nuk ka qenë kurrë kundër po ka qene çështje e pushtetit. Draft statuti në krahasim të pakos së Ahtisarit, atëherë kemi marrë pavarësi dhe Kurti ka luftuar deri në humbjen e jetës së njerëzve, kurrë nuk dine çka marrim, njohje formale, e pranoj dhe po përpiqet ta bind kosovarin se draft statuti është më i miri se krejt tjerët”.
Arifi s`preferoi të flas nëse drafti është përputhje me ujditë 2013 dhe 2015.
Kurse e minimizoi rolin e opozitës.
“Opozita nuk ka çka njolloset, ka qenë e përjashtuar komplet nga kualiteti për Asociacionin. Nuk ka nevojë për opozitë me gjykuar. Çdo qytetari e di, i ka dëgjuar deklaratat e Kurtit dhe po e sheh se si është tash duke vepruar me Asociacionin”.