​Konfirmohen listat e kandidatëve për kryeprokurorë të Prokurorisë Speciale dhe asaj Themelore në Prishtinë

Aktuale

​Konfirmohen listat e kandidatëve për kryeprokurorë të Prokurorisë Speciale dhe asaj Themelore në Prishtinë

Më: 17 nëntor 2023 Në ora: 17:47
Foto ilustrim

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka mbajtur sot takimin e jashtëzakonshëm, i cili është udhëhequr nga zëvendëskryesuesi Veton Shabani.

Në një komunikatë për media thuhet se anëtarët e KPK-së trajtuan kundërshtimin e prokurores Fitore Sadikaj lidhur me mos konfirmimin e statusit të kandidatit për pozitën e kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Pas refuzimit të kundërshtimit, anëtarët e KPK-së miratuan listën përfundimtare me kandidatin Zejnullah Gashi si kryeprokuror i ri i Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

KPK-ja miratoi listën prej katër kandidatësh për pozitën e kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës: Blerim Isufaj, Valdet Gashi, Atdhe Dema dhe Naim Abazi, njofton Njësia për Komunikim Publik e KPK-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat