Diplomati shqiptar në Beograd: Serbia nuk më ofron më siguri fizike, çfarëdo që mund të më ndodhë janë përgjegjës

Aktuale

Diplomati shqiptar në Beograd: Serbia nuk më ofron më siguri fizike, çfarëdo që mund të më ndodhë janë përgjegjës

Më: 17 nëntor 2023 Në ora: 18:05
Sekretari i Parë i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Fatmir Haxholli

Sekretari i Parë i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Fatmir Haxholli, ka thënë se Serbia në shkelje flagrante të marrëveshjes së Brukselit ka ndaluar së ofruar siguri fizike për të 24/7. Përveç kësaj Haxholli ka thënë se Serbia s’do të ofrojë as siguri mobile.

Ai në një postim në profilin e tij ka thënë se çfarëdo që mund t’i ndodh gjatë shërbimit në Serbi është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e Serbisë.

Haxholli ka shtuar tutje se kjo krijon precedent dhe thekson se ndjehet se s’është i mbrojtur as nga Marrëveshja e Brukselit si instrument ndërkombëtar.

Reagimi i plotë:

Dëshiroj ta ndaj edhe publikisht, që në shkelje flagrante të marrëveshjes së Brukselit, Serbia ka ndaluar së ofruari siguri fizike 24/7 për mua si zyrtar/diplomat, dhe poashtu nuk ofron as siguri mobile. Pavarësisht ankesave dhe kërkesave kjo praktikë po vazhdon. Çfardo që mund të më ndodh gjatë shërbimit tim në Serbi – mes tjerash – është përgjegjësi e drejtëpërdejtë e Serbisë!

Për më shumë, kjo krijon një precedent të rrezikshëm, andaj më duhet ta them se ndjej, se tani e tutje se nuk jam i mbrojtur as i mbuluar nga Marrëveshja e Brukselit si instrument ndërkombëtar.

Sigurisht që këtij vendi nuk i kovenon ndonjë prezencë diplomatike e Republikës së Kosovës në Beograd, dhe aq më pak ngritja e statusit diplomatik siç parashihet sipas marrëveshjës për njohje de facto. Sidoqoftë kamuflimi i veprimeve kundër Zyrës nga institucionet e këtij vendi, me potencial rrezikshmërinë dhe ekspozimin tim fizik dhe ligjor, është diçka që Kosova nuk duhet ta pranoj!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat