“Engima e madhe e Kurtit”, Bytyçi befason me parashikimin mbi draft-statutin e Asociacionit: Mbetet të shihet kjo gjë!

Aktuale

“Engima e madhe e Kurtit”, Bytyçi befason me parashikimin mbi draft-statutin e Asociacionit: Mbetet të shihet kjo gjë!

Nga: A.M. Më: 17 nëntor 2023 Në ora: 19:29
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Draft-statuti i Asocaicionit të Komunave me shumicës serbe është kthyer në qendër të diskutimeve, për faktin se vazhdon të mbetet sekret dhe se nuk dihet përmbajtja e tij.

E këtë çështje e ka komentuar profesori Enver Bytyçi.

Ai në një postim në Facebook u shpreh se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e sheh me interes publik mbajtjen sekrete te projektit.

Profesori këtë e sheh si një engimë, ku si i tillë shndërrohet në një misitk, për të cilin duhet pritur ende për të parë se çfarë përmban.

Prirem nga ajo se zoti Kurti dëshiron t’i zhgënjejë në fund të gjithë ata që kanë vjellë vrerë kundër tij! Të them të drejtën këtë dëshiroj dhe unë, sepse kjo do të thotë se projekti nuk është aq i keq sa thuhet, nuk është me aq rrezik sa e bëjnë kundërshtarët e zotit Kurti!” – shkroi ndër të tjera Bytyçi, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Mund të jetë iluzion! Në fund të fundit edhe iluzionet janë atrubut e species njerëzore. Por kam përshtypjen se kryeministri Albin Kurti e sheh me shumë interes mbajtjen sekret të projektit për bashkësinë e Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë.

Kjo enigmë e shndërron atë në një lloj mistiku. Dhe mistika për liderët politikë është diçka shumë e dëshirueshme. Ibrahim Rugova ishte p.sh mistik, por ama mistik i lindur, origjinal, jo i stisur! Të shohim kasaj radhe se çfarë do të prodhojë diskretja te projekti në fjalë, për të cilin Kurti thotë se ka rënë dakord. Të shohim sa origjinal do jetë ai në mistikën e tij!

Prirem nga ajo se zoti Kurti dëshiron ti zhgënjejë në fund të gjithë ata që kanë vjellë vrerë kundër tij! Të them të drejtën këtë dëshiroj dhe unë, sepse kjo do të thotë se projekti nuk është aq i keq sa thuhet, nuk është me aq rrezik sa e bëjnë kundërshtarët e zotit Kurti!

E shkrova këtë status edhe për tu thënë kritikëve të tejskajshëm që të kenë kujdes, sepse një fytyrë kemi! Edhe unë jam kritik, por e ve theksin gjithnjë në atë kushtëzuesen "nëse ky projekt është ai i vërteti"! Pikërisht se ndjej diçka se mund të ndodhë, çka e përshkrova më lart!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat