Profesori universitar Enver Bytyçi, ka kritikuar ambasadorin e ri të Shqipërisë në Kosovë Petrit Malajn, për vizitën e tij në shtëpinë e Rexhep Qosjes.
Sipas Bytyçit, ambasadori do të duhej ta bënte këtë vizitë, pasi të kishte vizituar së pari familjen e ish-presidentit Ibrahim Rugova si dhe familjen e komandandatit legjendar Adem Jashari, përcjell Bota sot.
Ai ka shtuar se Malaj nuk e njeh protokollin e shtetit.
Reagimi i plotë në Facebook:
Petrit Malaj, ambasadori ynë në Kosovë, paska vizituar në shtëpinë e tij profesor Rexhep Qosjen! Asgjë e jashtëzakonshme, asgjë e veçantë, asnjë surprizë derisa ai përfaqëson mikun e ngushtë të Rexhep Qosjes!
Problemi është pse e bëri mediatike. Edhe kjo për mua nuk do të ishte gabim, nëse ambasadori Malaj më së pari do të vizitonte monumentin, varrin dhe familjen e presidentit historik, Ibrahim Rugova si dhe familjen e legjendarit Adem Jashari! Ndoshta edhe familjen e Adem Demaçit! Dhe vetëm pas këtyre vizitave edhe mund të shkonte te Rexhep Qosja!
Nejse, në fund të fundit edhe Petriti artist i llojit të piktorit në qeveri është! Eshtë e kotë me tjerrë se çfarë ai bën në Kosovë! Nuk njohin këta as protokollin e shtetit!