​Kamberi: Po nderojmë Kuvendin e LDK-së

Aktuale

​Kamberi: Po nderojmë Kuvendin e LDK-së

Më: 19 nëntor 2023 Në ora: 14:57
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka thënë se kanë ardhur për ta nderuar Kuvendin Zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës, pasi kanë bashkëpunim tradicional me këtë parti.

Kamberi: Kemi një bashkëpunim tradicional me LDK-në

“Ne kemi një bashkëpunim tradicional me LDK-në, ndër partitë e para të themeluara në vitet 90, Partia për veprim demokratik, prandaj kemi ardhur për ta respektuar dhe nderuar këtë kuvend...këto janë çështje që i takojnë LDK-së dhe anëtarësisë së saj, prandaj ata janë që duhet të vendosin”, tha ai.

Ndërkohë, ka nis kuvendi ku pritet të konfirmohet kandidatura e Lumir Abdixhikut për kryetar të LDK-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat