Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se ministrja Albulena Haxhiu nesër në orën 10:00 do t’i përgjigjet ftesës për të dhënë dëshminë në lidhje me rastin Dehari.
Mirëpo të njejtën ftesë në lidhje me rastin nuk e ka pranuar edhe avokati Tomë Gashi, i cili është avokati i familjës Dehari, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Prokuroria Speciale me standarde speciale.
Disa të fuqishëm në të kaluarën kur deklaronin në TV se Astrit Dehari është vrarë Prokuroria nuk bënte za.
Kur Albulena Haxhiu e thotë këtë të vërtetë të cilen të gjithë duhet ta dijnë Prokuroria asaj ja dërgon Policinë për ta intervistuar por avokatin e familjes Dehari prapë Prokuroria nuk e ka njoftuar.