“Konflikti mund të kthehet në Ballkan”, çfarë po paralajmëron Stoltenberg? – Osmani kërkon që Serbia të ndëshkohet!

Aktuale

“Konflikti mund të kthehet në Ballkan”, çfarë po paralajmëron Stoltenberg? – Osmani kërkon që Serbia të ndëshkohet!

Më: 20 nëntor 2023 Në ora: 06:18 Përditësuar në ora: 16:38 më 20.11.2023
Pamje nga takimi

​Osmani me Stoltenberg: Nëse Serbia nuk përballet me sanksione, mund të cenojë sërish sigurinë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg që të ndëshkohet Serbia për aktin e agresionit ndaj Kosovës, më 24 shtator në në Banjskë të Zveçanit.

Osmani pas takimit me Stoltenberg, tha se nëse Serbia nuk përballet me masa ndëshkuese, mund të cenojë sërish sigurinë në Kosovë dhe rajon.

Ajo i ka kërkuar Stoltenberg edhe të insistojë për tërheqjen e trupave ushtarake serbe përgjatë kufirit me Kosovën.

Stoltenberg: E mirëpres themelimin e Asociacionit, hap kyç për normalizimin e marrëdhënieve

Ka përfunduar takimi në mes presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe sekretarit të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Pas takimit në konferencën për media ka folur sekretari Stoltenberg.

“E mirëpres themelimin e Asociacionit, ky do të ishte një hap kyç për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve”, tha Stoltenberg para gazetarëve,

Stoltenberg: Sulmi i 24 shtatorit, dëshmi se konflikti mund të kthehet në Ballkanin Perëndimor

Sekretari i NATO-s Jens Stoltenberg, ka deklaruar pas takimit me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, se sulmi i 24-shtatorit ishte një shenjë që konfliktet mund të rikthehen në Ballkanin Perëndimor.

“Ne kishim një diskutim të rendësishëm rreth situatës së sigurisë në Kosovë dhe rajon. Në shtator ne pamë një sulm serioz në veri të Kosovës”, tha Stoltenberg.

“Në maj ushtarët e KFOR-it u sulmuan. 93 ushtarë u lënduan rëndë dhe disa prej tyre edhe me rrezik për jetë”, tha i pari i NATO-s.

Stoltenberg tha se aktet e tilla janë të papranueshme dhe se përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë.

Osmani, Stoltebergut: Serbia qëndron pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një konferencë të përbashkët me sekretarin e NATO-s, Jens Stoltenberg ka deklaruar se Serbia kreu akt agresioni më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit.

“Kosova është një shtet i ri dhe demokratik. Liria e Kosovës është si rezutlat edhe mbështejjes nga NATO. Populli dhe institucionet e Kosovës janë falënderues për kontributin e NATO-s për lirinë tonë”, ka thënë Osmani.

“Por kjo paqe është cenuar vazhdimisht dhe po cenohet nga ana e Serbisë, më 24 shtator nga sulmi i 24 shtatorit në Banjskë u vra rreshteri Afrim Bunjaku, tashmë hero i Kosovës dhe disa të tjerë u plagosën ky ishte një akt i pastër agresioni nga Serbia ndaj Republikës tonë, të dhënat konfirmojnë se Serbia qëndron pas këtij sulmi, si në aspektin e organizimit dhe furnizimit me armatim dhe pajisje poashtu duke financuar dhe duke ofruar trajnime me baza ushtarake në Serbi”.

Osmani pas takimit me Stoltenberg: Kosova dhe NATO janë në njërën anë, terroristët në anën tjetër

Ka përfunduar takimi në mes presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe sekretarit të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Pas takimit në konferencën për media, Osmani ka thënë se “Kosova dhe NATO janë në njërën anë dhe terroristët në anën tjetër”.

Osmani poashtu ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në NATO është qenësorë, prandaj tha se ky institucion i sigurisë mund të llogarisë Kosovën si partnere të saj.

“Në një kohë jashtëzakonisht sfiduese për sigurinë në përgjithësi, Kosova është një shteg i ri dhe demokratit liria e Kosovës është edhe rezultat i mbështetjes së NATO-s. Në të njëjtën kohë jemi falënderues edhe për ushtarët e NATO-s edhe pse kjo paqe është cenuar dhe vazhdoj që të cenohet nga Serbia. Të dhënat e hetimeve zyrtare konfirmojnë se Serbia qëndron prapa këtij sulmi. Në mënyrë që të mos lejohet përsëritja e një akti të tillë, Serbi duhet që të mbahet përgjegjëse. Serbia mbete një kërcenim i vazhdueshëm për rajonin. Policia e Kosovës dhe NATO janë në njërën anë, terroristët janë në anën tjetër. Republika e Kosovës është partner ku gjithnjë mund të llogarisni”, u shpreh Osmani.

Nis konferenca e përbashkët Osmani - Stoltenberg

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Sekretari i Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg po mbajnë konferencë të përbashkët për medie.

Para arritjes në Kosovë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg është shprehur i shqetësuar për ndikimin rus në rajon dhe retorikën e ndarjes.

“Diskutuam për situatën e sigurisë në rajon. Jemi të shqetësuar nga retorika e ndarjes dhe nga ndikimi i jashtëm, veçanërisht nga Rusia. Në vend të kërcënimeve për të rrezikuar stabilitetin dhe për të minuar reformat, të gjithë liderët duhet të punojnë për unitet dhe përparim. Ne jemi të përkushtuar ndaj stabilitetit në këtë rajon. Ju e dini se jemi të angazhuar për vite me radhë sepse shteti juaj ka rëndësi për tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Prandaj po thellojmë bashkëpunimin tonë, dialogun politik dhe bashkëpunimin praktik”, tha Stoltenberg gjatë vizitës në Bosnjë.

Sekretari i NATO-s, pasdite do të zhvillojë takim edhe me kryeministrin e Kosovës.

Nis takimi Osmani – Stoltenberg

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nisur takimin me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Pas takimit, Stoltenberg dhe Osmani do të mbajnë një konferencë për media.

Para arritjes në Kosovë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg është shprehur i shqetësuar për ndikimin rus në rajon dhe retorikën e ndarjes.

Diskutuam për situatën e sigurisë në rajon. Jemi të shqetësuar nga retorika e ndarjes dhe nga ndikimi i jashtëm, veçanërisht nga Rusia. Në vend të kërcënimeve për të rrezikuar stabilitetin dhe për të minuar reformat, të gjithë liderët duhet të punojnë për unitet dhe përparim. Ne jemi të përkushtuar ndaj stabilitetit në këtë rajon. Ju e dini se jemi të angazhuar për vite me radhë sepse shteti juaj ka rëndësi për tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Prandaj po thellojmë bashkëpunimin tonë, dialogun politik dhe bashkëpunimin praktik”, tha Stoltenberg gjatë vizitës në Bosnjë.

Sekretari i NATO-s, pasdite do të zhvillojë takim edhe me kryeministrin e Kosovës.

 

Stoltenberg mbërrin në Kosovë, mediat serbe raportojnë se ai erdhi përmes Merdares

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka mbërritur në Kosovë.

Sipas reporterit të Kosova Online, Stoltenberg ka hyrë në Kosovë përmes vendkalimit Merdare.

Komunikacioni në atë drejtim ka qenë i bllokuar për më shumë se një orë, me prezencë të madhe të Policisë së Kosovës.

Stoltenberg pritet të takohet me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s nesër është planifikuar ta vizitojë Beogradin.

Derisa sot në mëngjes ishte në Bosnje e Hercegovinë.

Sekretari i NATO-s sot viziton Kosovën, takohet me Osmanin e Kurtin

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, sot do të vizitojë Kosovën.

Sipas njoftimit të publikuar nga NATO, Stoltenberg do të takohet me Presidenten e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani dhe Kryeministrin e Republikës së Kosovës Albin Kurti.

Ai do të vizitojë edhe Kampin e KFOR-it “Nothing Hill”, ku do të takohet me Komandantin e KFOR-it dhe do t’ju adresohet trupave.

Stoltenberg do të takohet gjithashtu me Drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, gjeneral brigade Hammerstein.

Para se të vijë në Kosovë, po sot Sekretari i Përgjithshëm Stoltenberg do të takohet me Përfaqësuesin e Lartë për Bosnje dhe Hercegovinën, Christian Schmidt. Ai do të takohet edhe me Kryetaren e Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, Borjana Krishto.

Stoltenberg do të vizitojë selinë e NATO-s në Sarajevë dhe do të ketë takime me udhëheqës ushtarakë dhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare.

Të martën, më 21 nëntor, Sekretari i Përgjithshëm do të jetë në Beograd. Ai do të ketë takime me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministren, Ana Brnabiq. Stoltenberg do të angazhohet gjithashtu me shkencëtarë serbë të cilët do të prezantojnë teknologjinë e zhvilluar në kontekstin e projekteve të NATO-s Shkenca për Paqe dhe Siguri.

Më vonë atë ditë, Stoltenberg do të udhëtojë në Republikën e Maqedonisë së Veriut për t'u takuar me presidentin Stevo Pendarovski dhe kryeministrin, Dimitar Kovaçevski. Sekretari i Përgjithshëm do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi dhe do të mbajë një fjalim para Kuvendit.

Kurse të mërkurën, më 22 nëntor, Sekretari i Përgjithshëm do të marrë pjesë në një takim me liderët aleatë nga rajoni. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama; Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç; Kryeministrin e Malit të Zi, Milojko Spajiq; dhe Kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob, janë ftuar të marrin pjesë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat