Tahiri: Qeveria s’ka strategji, shkon në dialog pa u ndëshkuar Serbia

Aktuale

Tahiri: Qeveria s’ka strategji, shkon në dialog pa u ndëshkuar Serbia

Më: 20 nëntor 2023 Në ora: 09:35
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri ka shkruar në Facebook se Qeveria nuk ka “asnjë strategji” në bisedime.

Tahiri e kritikoi Qeverinë e Kosovës që, siç tha, u kthye në dialog pa u ndëshkuar Serbia.

“Qeveria jonë nuk udhëheq por vetëm raporton (për sulmin në Banjskë). Asnjë strategji nuk ka, madje BE bëri një veprim hoqi ndërmjetësit dhe vuri tre liderë evropianë; Serbia nuk u ndëshkua, ndërsa këtë javë qeveria merrë pjesë në Dialog pa u ndëshkuar Serbia”, shkroi Tahiri.

Vjosa Osmani dhe Glauk Konjufca kishin deklaruar mosgatishërinë e Kosovës për t’u kthyer si zakonisht në dialogun me Serbinë, pas sulmit të 24 shtatorit, ndërkohë që kryeministri Albin Kurti u desh të rikthehet në proces.

“Sanksionet (ndaj Serbisë) fillimisht e më pas mund të diskutojmë”, thoshte Presidentja. Dialogu tash “është në rend të tretë”, shprehej Kryeparlamentari.

Por SHBA-ja e konsideroi “jetike” dhe “urgjente” kthimin në dialog, ashtu si edhe Gjermania. Edhe pas sulmit të 24 shtatorit, në Bruksel patën thënë se “nuk ka asnjë rrugë tjetër, pos kthimit në dialog”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat