Shefi i Grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se anëtarësimi i Kosovë në NATO, do të ishte përgjigjja e duhur ndaj kërcënimeve ruse.
“Kjo do të ishte një përgjigje ndaj gjitha kërcënimeve që po bënë Rusia të cilat i ngriti edhe presidenti Zelensky, dhe angazhimet që po bëhen sikurse e potencoi kryeministri në rastin e Rashkës”, u shpreh Tahiri.
Ai shtoi se si subjekt politik po punojnë ngushtë me disa akterë që janë pjesë e NATO-s që anëtarësimi i Kosovës të ndodh në mënyrë të përshpejtuar.
“Paqja e qëndrueshme për Ballkanin lidhet drejt me anëtarësimin e Kosovës në NATO. AAK po punon me akterë relevantë që janë anëtar të NATO-së për një anëtarësim të shpejtë të Kosovës”, tha Tahiri.