Ushtaraku i pensionuar, njëherësh ish-kolonel i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Afrim Veseli, tha se vizita e sotme e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg është mesazh se Kosova nuk është vet në këtë kohë të sfidave të sigurisë dhe mbrojtjes.
“Vizita e sekretarit të NATO-s është domethënëse dhe pozitive. Shpreh përkushtimin e NATO-s, që Kosova dhe regjioni, Ballkani Perëndimor ta ketë paqen. Për Kosovën është një mesazh i fuqishëm që Kosova nuk është vet në këtë kohë të sfidave të sigurisë dhe mbrojtjes në përgjithësi në Ballkan, Evropë dhe në botë”, tha Veseli.
Sipas Veselit, situate e sigurisë në Ballkan nuk është e mirë në aspektin e sigurisë, pasi sipas tij, po sfidohet nga Republika e Serbisë.
“Situata e sigurisë në Ballkan nuk është e mirë, shtetet e Ballkanit po sfidohen vazhdimisht në aspektin e sigurisë. Mali i Zi, Kosova, Maqedonia poashtu ka pasur problem, Kroacia në njëfarë forme, Bosnje e Hercegovina me të madhe. Dhe të gjitha këto vende të Ballkanit Perëndimor po sfidohen nga një shtet i vetëm nga Republika e Serbisë”, shtoi ai.