Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti pas takimit me shefin e NATO-së, Jens Stoltenberg, ka thënë se Kosova nuk është vetëm aspiratë, ku sipas tij, Kosova po bëhet bëhet domosdoshmëri e kohës.
Postimi i plotë:
Takimi i tretë me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Stoltenberg, kësaj radhë si nikoqir.
Kosova në NATO nuk është vetëm slogan, nuk është vetëm aspiratë. Ajo përherë e më shumë po bëhet nevojë e terrenit dhe domosdoshmëri e kohës.
Partneriteti për Paqe duhet të jetë hapi i parë, sepse me NATO-n jemi partnerë në qëllime dhe aleatë në orientime.