Zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaii, ka thënë se përkeqësimi me shpejtësi i ekonomisë po mbahet në heshtje nga retorika boshe edhe kur temat janë të një rëndësie të lartë dhe jetike për Kosovën.
Ai shtoi se kryeministri Kurti po proklamon rritje ekonomike e inflacion të ulët, ndërsa krejt ndryshe po thotë Banka Botërore.
“Përderisa mashtrimet e kryeministrit nuk kanë të ndalur, jeta e qytetarëve të Kosovës po vështirësohet me ritme të shpejta nga muaji në muaj.
Kryeministri proklamon rritje ekonomike e inflacion të ulët, por e kundërta vërtetohet sipas Bankës Botërore dhe raportit të Agjensionit të Statistikave të Kosovës (ASK). Këto shifra shpërfaqin mashtrimin e kryeministrit gjersa ai mburret për rritje ekonomike”, ka thënë Xhemaili në postimin e tij në Facebook.