Dërgohet në Komision Disiplinor i sanksionuari nga ShBA-ja

Aktuale

Dërgohet në Komision Disiplinor i sanksionuari nga ShBA-ja

Më: 21 nëntor 2023 Në ora: 17:58
Nexhat Krasniqi

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka bërë të ditur se gjatë ditës së hënën është dorëzuar kërkesë në Komisionin Disiplinor të Ministrisë, që të merren masa ndaj zyrtarit, Nexhat Krasniqi, njëherësh edhe i sanksionuar nga ShBA-ja.

“Përmes zv. Sekretarit të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, dje rreth orës 13:00, kemi dorëzuar tek Komisioni Disiplinor i Ministrisë, kërkesën për marrjen e masave disiplinore ndaj nëpunësit civil, Nexhat Krasniqi”, ka shkruar Aliu.

Ndërkaq, më 3 nëntor të këtij viti Departamenti amerikan i Shtetit ka vendosur në listën e sanksioneve Nexhat Krasniqin, ish-drejtorin e Departamentit të Prokurimit në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, për shkak të përfshirjes në korrupsion të madh.

I njëjti edhe pas këtij vendimi të DASh-it ishte kthyer në pozitën e Drejtorit të Departamentin të  Infrastrukturës Rrugore me vendim të ministrisë që udhëheq Aliu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat