Ish-ushtaraku: Nëse Serbia tenton ta sulmojë Kosovën, do ta merr përgjigjen edhe më të fortë se në 99-tën

Aktuale

Ish-ushtaraku: Nëse Serbia tenton ta sulmojë Kosovën, do ta merr përgjigjen edhe më të fortë se në 99-tën

Më: 21 nëntor 2023 Në ora: 18:44
Afrim Veseli

Ish-ushtaraku Afrim Veseli, ka thënë se nëse Serbia do të tentojë ta sulmojë Kosovën, do ta merr një përgjigje edhe më të fortë se në vitin 1999-të.

“E gjitha kjo është propagandë e Vuçiqit, për qëllime elektorale brenda Serbisë. Nuk ka nevojë për panik.

Siç thashë edhe më herët, ai është një diktator i cili ulërinë kundër lirisë së Kosovës dhe popujve të tjerë dhe asgjë më shumë”, tha Veseli në Info Magazine.

Ai theksoi se sekretari i NATO-s Jens Stoltenberg, i dërgoi një mesazh të qartë presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, sa i përket vendosjes së ushtrisë serbe për gjatë kufirit me Kosovën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat