Analisti Asllan Bajrami është shprehur se Serbia vepron me urdhër të Rusisë, në misionin e saj për destabilizimin e rajonit.
Komentet Bajrami i bëri në një emision televiziv ku tha se deklarata e fundit e presidentit Aleksandër Vuçiç gjatë takimit me shefin e NATO-s, Stoltenberg, ku tha se ‘nuk ka punë askush me dislokimin e ushtrisë serbe’, është e përgatitur nga Vladimir Putin.
Ai shtoi se shtetet e rajonit duhet të bashkohen për t’ju kundërvënë kërcënimeve serbe për destabilizimin e rajonit.
“Serbia është edhe nën diktatin e Rusisë. Duhet ta shohim edhe në këtë plan gjithë gjithë sjelljen e shtetit serb, kur krizat kanë precipituar në botë. Nëse Serbia merr një urdhër nga Putini, ajo do të veprojë.
Po ta dëgjoni me vëmendje deklaratën e Vuçiç në konferencën me Stoltenberg, ku tha se nuk është punë e askujt ku dislokohet ushtria serbe dhe ku ajo bën stërvitje. Bashkësie ndërkombëtare heziton të ndërmarrë masa më konkrete ndaj Serbisë. Serbia mund të jetë shkaktare e një konflikti në Ballkan.
Deklarata ka qenë e folur nga goja e Vuçiçit, por ka qenë e përgatitur në mendjen dhe kokën e Putinit. Këtë lloj fjalie që ka thënë Vuçiç sot, duhet marrë seriozisht dhe Kosova, shtetet e rajonit duhet të gjejnë një gjuhë të përbashkët për t’ju kundërvënë këtyre kërcënimeve që bën shteti serb në drejtim të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, është shprehur Bajrami.