Deputetja e PDK-së, Ariana Shoshi-Musliu, ka reaguar pas raportimeve se këshilltari për kulturë dhe media, Gani Jakupi është angazhuar me pagë 7 mijë e 500 euro në muaj nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami.
Me anë të një postimi në Facebook, Shoshi-Musliu ka ka krahasuar pagën e pretenduar të këshilltarit të ri në Ministrinë e Jashtme me pagën e policëve.
Tutje, ajo ka thënë se ky është shteti i kryeministrit Albin Kurti dhe se një gjë e tillë ka shije të korruspionit.
“1 Këshilltar i Donikës =15 Policë të Republikës së !
Dallimi është qe ky këshilltari i Donikës me 7.500€ në muaj ka me shku nga Parisi në Belgjikë me të gjitha shpenzimet e mbuluara me provu me taku Donikën me gazetarë, artistë, drejtorë festivalesh. Ndërsa, polici me 500€ në muaj ka me shku në punë me qizme të grisura, e uniformë të stërvjetëruar, me jelek anti-plum pa afat, me 50 cent në xhep dhe nuk e ka jetën e sigurt kur te del nga shtëpia a kthehet i gjallë”, ka shkruar ajo.
“Ky është shteti i Albinit!
Era korrupsion, shkrum e mjerim!” – tha tutje.