E mëngjesin e së martës, zjarri e ka kapluar objektin e Institutit të Mjekësisë Ligjore. Si shkak i këtij zjarri, u djegën dy zyre të punës atje dhe u dëmtuan disa dokumente.
Sipas ekipes së zjarrfikësve në vendin e ngjarjes, nuk ka pasur persona brenda kur kanë arritur dhe ka vetëm dëme materiale, derisa deri në këtë periudhë, nuk dihen arsyet dhe nga Policia e Kosovës po vazhdojnë hetimet.
Zjarri po shihet edhe nga larg.
E nga këto flakë u kaplua kati i dytë i objektit të Institutit të Mjekësisë Ligjore mëngjesin e së martës.
Mirëpo, tymi nuk u largua edhe pas një ore.
Nga ky zjarr të lënduar nuk pati.
Por dy zyra brenda këtij objekti u djegën.
Zëvendës-komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve, Abdusamed Shkodra tha që ka dëme vetëm materiale.
E përveç zjarrfikësve, prezent ishin edhe nga Policia e Kosovës.
Sipas tyre, hetimet po vazhdojnë për këtë ngjarje.
“Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
E për zjarrin, lajmëruan edhe nga Ministria e Drejtësisë.
Madje, zëvendësministri Blerim Sallahu dhe zyrtarë të tjerë të MD-së u panë në vendin e ngjarjes.
Mirëpo të njëjtit nuk pranuan të flisnin para kamerave.
Para kamere nuk folën as drejtuesit dhe zyrtarët e IML-së.