Qeveria e Kosovës ka marr sot vendim që të shtyhet procesi i regjistrimit të popullsisë.
Kurti tha se ky proces është caktuar të nis me 5 prill deri më 17 maj të vitit 2024.
“Propozoj para jush që regjistrimi i popullsisë të shtyhet në periudhën prej 5 prillit deri më 17 maj të vitit 2024 për të zbatuar parimet e EUROSTAT dhe për t’i dhënë rast menaxhmetit të ri pë tregojë efikasitet në kryerjen e përgjegjësive”, ka thënë ai.
Paraprakisht Kurti njoftoi se ka marrë vendim për ndryshimin e menaxhmetit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, për arsye të mos fillimit të procesit të regjistrimit të popullsisë.
Ky proces ishte paraparë që të fillonte me 1 nëntor të këtij viti.
Miratohet projektligji për Rininë dhe për Regjistrin e Pronarëve Përfitues
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është miratuar shqyrtimi i projektligjit për Rininë. Zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë e Sportit, Daulina Osmani, deklaroi se projektligji në fjalë e përditëson politiken rinore në përputhje me praktikat më të reja për t’i shërbyer rinisë së sotme.
“Kemi propozuar mekanizma të rinj, kemi mundësuar që të rinjtë të kenë mbështetje më të madhe për aktivitete e tyre, kemi hapur mundësinë që të rinjtë tanë që të kontribuojnë në shoqërinë tonë”, deklaroi mes tjerash Osmani.
Përveç kësaj, është miratuar dhe Projektligji për Regjistrin e Pronarëve Përfitues. Lidhur me këtë, kryeministri i vendit, Albin Kurti deklaroi se projektligji ka për qëllim mbulimin e informacionit mbi përfituesit e fundit të një shoqërie tregtare, duke qenë kësisoj mjet i rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit e shpëlarjes së parave.
“Mbi të gjitha do të tregojë saktë se kush përfiton nga paraja publike e ndarë me prokurim publik dhe kështu do ta rrisë transparencën e llogaridhënien qytetare”, theksoi Kurti.
Miratohet në qeveri projektligji i ratifikimit të marrëveshjes Kosovë-Holandë për sigurimet sociale
Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Sigurime Sociale me Holandën.
Në prezantimin e projektligjit, Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se me këtë marrëveshje shprehet vullneti i palës holandeze për ta shfuqizuar një marrëveshje të kohës së ish-Jugosllavisë.
“Me marrëveshjen e re rregullohen marrëdhëniet për sigurimet sociale që u mundëson qytetarëve njohjen e ndërsjellë për përfitimet e pensioneve. Qytetarëve të të dyja vendeve që kanë punuar në Holandë dhe Kosovë u mundësohet që pas arritjes së pensionit t’i marrin pensionet në vendet ku ata jetojnë”, ka thënë Murati ndër të tjera.
Ai ka shtuar se me këtë projektligj krijohet bazë e re ligjore për sigurimet sociale.
Qeveria miraton projekt-rregulloren për procedurën e trajtimit të viktimave të trafikimit me qenie njerëzore
Qeveria ka miratuar një projekt-rregullore për funksionimin dhe punën në Qendrën për Strehimin, Mbrojtjen dhe Rehabilitimin e Viktimave të Trafikimit me Qevnie Njerëzore në nivel tk mesëm dhe të lartë.
Kryeministri Albin Kurti tha se kështu rregullohet procedura e trajtimit të viktimave.
“Me këtë akt juridik rregullohet procedura e tërësishme, që nga momenti i pranimit të viktimës, deri te largimi nga qendra, sikurse edhe ofrimi i ndihmës mjekësore, juridike dhe psikologjike”, tha Kurti.
Vendos Qeveria - qytetarët mund të pajisen me letërnjoftime nga lindja
Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjit për Letërnjoftim. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se me miratimin e këtij projektligji, tash qytetarët e Kosovës mund të pajisen me letërnjoftim qysh nga lindja.
Mirëpo kjo sipas Sveçlës nuk është obligative.
“Ky projektligj përcakton kushtet, procedurat, organin kompetent për lëshimin, kushte për përdorimin e letërnjoftimin dhe detyrimet e shtetasit lidhur me përdorimin e tij. Si risi e këtij projektligji është krijimi i mundësisë që shtetasi i Kosovës, nga linjda deri në moshën 16 vjeçare do mund të pajiset me letërnjoftim por pa qenë i detyruar. Kjo do të ju mundësojë qytetarëve të kësaj moshe që të lëvizin jashtë Republikës së Kosovës vetëm me letërnjoftim në ato vende që ka marrëveshje Republika e Kosovës”.
“Projektligji poashtu rregullon shfrytëzimin e të dhënave elektronike nga letërnjoftimi, formën dhe përmbajtjen, afatin e vlefshmërisë së tij, si dhe rregullat në rast të dëmtimit, humbjes apo vjedhjes së letërnjoftimit”.
Kurti: Përveç çizmeve në tokë, ushtria jonë ka edhe sy në qiell përmes dronëve Bayraktar
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është mburrur siç ka thënë për të arriturat e qeverisë në rreth tri vite sa janë në pushtet.
Kurti para kabinetit qeveritar, tha se në dy të tretat e mandatit kanë arritur suksese në shumë sektorë.
Ai përmendi rritjen ekonomike, mbështetjen ndaj qytetarëve dhe bizneseve, derisa tha se kanë shtrirë sovranitetin edhe në veri.
Kurti nënvizoi se Kosova tani e ka ushtrinë më të fortë se kurrë.
"Përveç çizmeve në tokë, ushtria jonë ka edhe sy në qielll përmes dronëve Bayraktar", tha ai.
Kurti lavdëron ekipin e tij qeverisë, thotë se ende ka punë për t’u bërë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka lavdëruar ekipin e tij qeverisës për punën e bërë në 2/3 e mandatit. Por, ka thënë se ende ka punë për t’u bërë.
Në fjalimin para kabinetit qeveritar, kryeministri i vendit Albinb Kurti ka deklaruar se “datat si këto shërbejnë si moment kujtimi çfarë kemi bërë si ekip, por edhe për të kujtuar se koha për t’i përmbushur zotimet e respektuar pritjet e qytetarëve sa vjen e pakohet”. Kryeministri Kurti i ka folur për punët e mira të kryera gjatë qeverisjes së tij.
Kreu i ekzekutivit në mbledhje ka folur edhe për veriun. Ai ka thënë se janë mbyllur shumë rrugë ilegale që përdoreshin për kontrabandë.
“Sot në katër komunat tona në veri, ka më shumë qetësi e siguri për qytetarët tanë”, ka deklaruar ai, duke thënë se janë bërë mbi 2 mijë e 100 konvertime të targave ilegale në RKS. Sipas tij, është rritur interesimi i serbëve për pasaporta të Kosovës.
Kuri e ka lavdëruar përballjen me pandeminë, duke përmendur vaksinimin. Ai ka përmendur si punë të kryer shpërndarjen e të hyrave tatimore te qytetarët përballë inflacionit dhe krizën energjetike, por jo vetëm.
Ai ka thënë se Qeveria e tij ka mbështetur studentët, familjet në nevojë, pensionistët e zyrtarët publikë. Ka përmendur edhe punësimin e të rinjve e subvencionimin e rrogave. Kurti ka thënë se nënat lenona për herë të parë marrin mjete, ndërsa ka shtuar se mbi 387 mijë fëmijë marrin shtesa. Është lavdëruar për rritjen e buxhetit për ushtrinë, përkrahjen për bujqit e organizimin e Lojërave Mesdhetare.