Quni për draft-statutin e Asociacionit: Jemi në terr informativ

Aktuale

Quni për draft-statutin e Asociacionit: Jemi në terr informativ

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 11:55
Anton Quni

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk e ka bërë publik draftin që pesëshja e emisarëve ia ka sjellë më 21 tetor.

Dhe, këtë po thotë se po e bën pasi kështu ia kërkuan ndërkombëtarët.

Por, ish-inspektori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Burim Ramadani, ka publikuar draft-statutin për të cilin pretendon se është i “pesshës së madhe” evropiane për Asociacionin.

Ai tha se drafti është pikërisht ai që i është paraqitur kryeministrit Kurti.

Deputeti i LDK-së, Anton Quni ka deklaruar se kanë insistuar që të kenë qasje në dokumentet që ofrohen për këtë temë por edhe dokumente të tjera.

Dhe, krejt kjo për shkak se thotë se mund të japin ekspertizën e tyre dhe gatishmërinë për bashkëpunim

“Por, përderisa qasja jonë është e kufizuar thuajse jemi në një terr informativ ne e kemi vështirë të ndërtojmë qëndrime në dokumentet të cilat nuk e kanë një rrugëtim zyrtar deri tek Lidhja Demokratike e Kosovës, por dalin në forma të ndryshme, nga burime të ndryshme në media. Tani me atë kulturën tonë institucionale është vështirë të gjykojmë përderisa ne nuk i kemi dokumentet po të njëjtat të cilat i ka në dorë kryeministri Kurti”, ka thënë Quni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat