Eksperti i sigurisë, Drizan Shala i ka komentuar deklaratat e kryeministri Kurti, i cili tha se në pjesën e Serbisë ka aktivitete ushtarake, shton se nuk duhet të jetë shqetësim për Kosovën.
Shala thotë se në Serbi gjendet një zyrë e NATO-s në Beograd dhe për çdo ushtrim janë të njoftuar që shteti serb ta njoftoj atë zyre.
Shala thotë se është e ndaluar me marrëveshjen e Kumanovës që Serbia të ndërhynë ushtarakisht në Kosovë.
Shala në emisionin N’pikë në DTV, shton se Kurti i ka përshkruar më shumë mjetet ushtarake të cilat i ka Serbia.