Një plaçkitje me armë zjarri ka ndodhur para pak minutash në Suharekë.
Burimet bëjnë të ditur se cak i hajnave ka qenë një argjendari.
Policia është njoftuar për rastin dhe ka arritur me shpejtësi në vendin e ngjarjes.
Për pasojë ka patur edhe shkëmbime me armë mes plaçkitësve dhe policisë.
Nuk dihet ende nëse ka të plagosur nga ky rast që tronditi qytetin e Suharekës.