Policia e Kosovës e ka konfirmuar se është plagosur sot një zyrtar policor nga një grabitje me armë në një argjendari në Suharekë.
Këtë e bëri të ditur Shaqir Bytyqi, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Prizren.
Ai ka pohuar se zyrtari policor në fjalë ka marrë tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë.