Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka reaguar pas grabitjes së armatosur në një argjendari në Suharekë, me ç’rast një polic mbeti i plagosur
Muharremaj shkroi se ka biseduar me Komandantin e Policisë për këtë rast dhe është njoftuar se po punohet në zbardhjen e rastit.
Postimi i plotë:
Sapo bisedova me Komandantin e Policisë, për rastin e grabitjes në një lokal në Suharekë, dhe u njoftova se po punohet në zbardhjen e rastit.
Apeloj nga të gjithë që ta ruajmë qetësinë dhe të presim raportimin zyrtar.
Uroj që ky rast të mos përseritet kurrë në të ardhmen.
Bali Muharremaj