“Qeveria Kurti është më e dështuara që e kemi pasur ndonjëherë që nga shpallja e pavarësisë”, vlerësoi kështu, Anëtari i Partisë Socialdemokrate, Azdren Shala.
Në kuadër të diskutimit për zhvillimet aktuale në vend, Shala potencoi që në këto tri vite të qeverisjes aktuale, asnjë ditë nuk ka qenë në favor të qytetarëve.
“Qasja e qeverisë është ende më problem, se sa mos zbatimi i kërkesave. Realiteti është tjetër, e çka na thotë Qeveria është tjetër, jo vetëm në menaxhimin e brendshëm, por edhe në politikën e jashtme, ku do që e prekim këtë qeveri, kjo është qeveria më e dështuar që kemi pasur ndonjëherë që nga pavarësia. Militantët e Kurtit, më shumë duan që qytetarët të mbajnë mend përpjekjen e jo efektin, mirëpo efekti është i rëndësishëm. Në këto tri vite të qeverisjes Kurti, nuk është përkthyer në asnjë ditë të vetme për mirëqenie të qytetarëve. Kemi parë sindikatë të frikësuara, kemi parë policë të disiplinuar e të përdhosur në mënyra të ndryshme”, deklaroi Shala.
Më tej, anëtari i PSD-së, tha se kësaj qeverie i mungojnë investimet kapitale në çdo lloj ministrie.