Janë publikuar pamje të reja nga kamerat e sigurisë që tregojnë detaje të reja lidhur me grabitjen e armatosur që ka ndodhur sot në një argjendari të Suharekës.
Në videon e publikuar shihet momenti kur policia arrin në vendngjarje dhe fillon përleshja me grabitësit e armatosur.
Katër persona të armatosur e të maskuar ia kishin mësyrë argjendarisë “Diakos” në qytetin e Suharekës, ndërsa në stacionin policor të Suharekës ishte përcjellë lajmi për ngjarjen.
Me të marrë informacionin, policët kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.
Policia ka konfirmuar se një polic është plagosur në këmbë nga arma e zjarrit dhe një tjetër është lënduar në përleshje e sipër me policinë.