Presidenca jep detaje nga takimi mes Osmanit dhe Hovenier

Aktuale

Presidenca jep detaje nga takimi mes Osmanit dhe Hovenier

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 20:34
Pamje nga takimi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të mërkurën ka takuar ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Në njoftimin e Zyrës së Presidencës, thuhet se Osmani ka pritur në takim të rregullt ambasadorin Hovenier, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet e fundit në vend e rajon.

Ndër të tjera siç thuhet në njoftim, gjatë takimit është diskutuar edhe për procesin e dialogut dhe situatën e sigurisë në vend.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier me të cilin bisedoi për zhvillimet e fundit në vend e rajon, procesin e dialogut dhe situatën e sigurisë në vend”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Po ashtu, sipas njoftimit, presidentja Osmani ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me SHBA-të për të fuqizuar prezencën e Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat