​Osmani takoi Hovenier: Bashkëpunimi me SHBA fuqizon Kosovën në arenën ndërkombëtare

Aktuale

​Osmani takoi Hovenier: Bashkëpunimi me SHBA fuqizon Kosovën në arenën ndërkombëtare

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 20:49
Pamje nga takimi

​Osmani takoi Hovenier: Bashkëpunimi me SHBA fuqizon Kosovën në arenën ndërkombëtare.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeffrey Hovenier me të cilin bisedoi për zhvillimet e fundit në vend e rajon.

Në njoftimin e Presidencës thuhet se ky ishte një takim i rregullt i Osmanit me diplomatin amerikan dhe se aty u bisedua edhe mbi procesin e dialogut dhe situatën e sigurisë në vend.

Osmani nënvizoi edhe njëherë rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me SHBA-të për të fuqizuar prezencën e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat