Avokati Tomë Gashi, ka thënë se nuk e ka asnjë pishman që është përkrahës i Qeverisë Kurti, derisa ka thënë se vetëm nëse krahasohet Kurti me kryeministrat e kaluar, sipas tij, del të jetë kryeministri më serioz.
Gashi sërish sonte ka folur për raportin e Williamsonit.
“Kush e gjen, ma siguron raportin e vërtetë të Williamson, e shpërblej me 10 mijë euro. Nuk është komike, po flas me të vërtetë. Po e shtojmë pak, le te bëjmë 20 mijë”, u shpreh Gashi.
Avokati Tomë Gashi edhe më herët pati ofruar shpërblim prej 10 mijë eurosh për cilindo deputet ose qytetar i cili ia dërgon raportin e Clint Williamsonit, për të cilin ai thotë se i ka dërguar në burg Hashim Thaçin dhe të tjerët.