Deputeti i VV-së, Dimal Basha iu është përgjigjur kritikave se Qeveria nuk ka arritur të bëjë ndonjë projekt të madh, duke thënë se i gjithë buxheti nuk mund të shpenzohet vetëm në një projekt.
I pyetur se pse Qeveria nuk ka arritur të bëjë ndonjë projekt të madh, Basha ka ironizuar duke thënë se e “kemi bërë një kullë 300 kat”.
“Nuk gjuhen 1 miliard euro në një projekt edhe me thënë shikoni ua kemi bërë- me u thënë shikojeni e kemi bërë një kullë 300 kat, ngase nuk funksionon shteti ashtu”, ka thënë Basha.
Ai ka thënë se fokusi i Qeverisë është që buxheti të shpenzohet paralelisht në të gjithë sektorët në mënyrë që të preken të gjitha shtresat.
“Tash ti si zoti i shtëpisë duhet me këqyr me bë njëfarë ndarje të barabartë për të gjitha shtresat që me i qu sikur dallgët e detit krejt përmenjëherë. Nuk mundesh me gjuajt krejt buxhetin me një vend”, ka thënë Basha.