Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim të ngarkuarin me Punë në Ambasadën e Malit të Zi për Kosovë, Bernard Çobaj.
“Përparimi i dy vendeve përforcohet përmes dhe fuqizimit të bashkëpunimit”, tha Bislimi në kuadër të rrugëtimit të vendeve tona drejt Bashkimit Evropian, bëjnë të ditur nga zyra e kryeministrit.
Çobaj foli mbi angazhimin e përkushtimin e tij në rritjen e bashkëpunimit, ku veçoi posaçërisht dhe aktivitetet kulturore të zhvilluara së fundmi në ndërveprim mes palëve.
Në këtë prizëm, u bisedua dhe mbi marrëdhëniet bilaterale dhe për bashkëpunimin e fuqizuar përmes marrëveshjeve e projekteve që prekin infrastrukturën lidhëse mes dy shteteve, por edhe fushën e ekonomisë e turizmit.
Më tej, raportohet se palët diskutuan dhe mbi zhvillimet e fundit e bashkëpunimin rajonal.