Një person i gjinisë femërore është goditur me veturë afër objektit të EULEX-T në lagjen e Spitalit në Prishtinë.
Media ka siguruar disa fotografi ku një person shihet i shtrirë në rrugë, ndërsa disa persona të tjerë përpiqen t’i dalin në ndihmë.
Një dëshmitar i rastit ka treguar për gazeta10, se nga goditja e veturës, këmbësori ka ‘fluturuar’ disa metra.
Sipas dëshmitarëve gjendja e këmbësorit ka qenë e rënduar.
Në vend të ngjarjes ka dalë ambulanca dhe Policia e Kosovës e cila po merret me rastin.