Time Kadrijaj thotë se kurrë s’ka shkuar në Kukës dhe s’ka dëgjuar që atje ka pas qendër rekrutimi të UÇK-së gjatë viteve 1998-1999
![](/media/botasot.info/images/2023/November/23/auto_timja1700756364.png)
Në dëshminë e saj në çështjen gjyqësore ndaj Pjetër Shalës, dëshmitarja Time Kadrijaj tha se asnjëherë nuk ka qenë në Kukës.
Ajo tha se asnjëherë nuk ka dëgjuar se kishte pasur një qendër rekrutimi të UÇK-së në Kukës në vitin 1999 gjatë kohës sa punonte në Koshare.
Po ashtu, Zyra e Prokurorit të Specializuar përdori edhe një deklaratë të gazetarit Milaim Zeka që e ka dhënë si dëshmitar i mbrojtjes në çështjen gjyqësore ndaj Sabit Gecit,raporton “Betimi për Drejtësi”.
“E pyesin Milaim Zekën se a i kujtohet se kur është lënduar dhe ai përgjigjët; Besoj se çdo person i kujton disa momente të caktuara në jetën e vetë, për shembull kur arrestohet ose kur lëndohet. Ka qenë 20 maji, 8 e gjysmë e mëngjesit ose 8 e 40 e mëngjesit. Dëshmitare a iu ndihmon kjo të kujtoni se kur ka ndodhur lëndimi i Milaim Zekas ”, tha prokurori Cezary Michahlzcuck, mirëpo përgjigja e Time Kadrijaj nuk u dëgjua qartësisht.
Përpara kësaj, kjo gjë u kundërshtua nga mbrojtja e Pjetër Shalës duke pretenduar se nuk është rifreskim kujtese që të përdoret deklarata e një dëshmitari tjetër për një kontest tjetër ligjor.
“Nëse dojnë të dëgjojnë apo të marrin prova prej Milaim Zekës le të thërrasin Milaimin”, tha mbrojtja e Pjetër Shalës përmes avokatit Mohammed Hedi-Aouini.
E pyetur se a ia ka dhënë ndihmën e parë Milaim Zekës, Time Kadrijaj tha se dikush prej ekipit të mjekëve e ka bërë një gjë të tillë.
“Ka pasur sulme me granata.. Kemi qenë një grup i mjekëve dhe dikush prej neve i ka dhanë ndihmën”, tha Kadrijaj
E pyetur se pas këtyre granatimeve, nëse Milaim Zeka ishte dërguar në ndonjë spital, dëshmitarja Time Kadrijaj tha se nuk iu kujtohet.
“Milaim Zeka ka qenë dëshmitar i mbrojtjes në gjykimin kundër Sabit Gecit dhe ka thënë se në fakt e kanë quar në një spital në Kukës”, tha prokurorit Michahilzcuck pas përgjigjës së Time Kadrijaj.
Ndryshe, sipas kryetares së trupit gjykues, në sesionin privat të mëhershëm u diskutua për disa dokumente që Zyra e Prokurorit të Specializuar kërkoi që t’ia prezantoj dëshmitares në kundërpyetje.
Mirëpo, një gjë të tillë kishte kundërshtuar mbrojtja e Shalës pasi këtyre dokumenteve nuk iu dihej autenticiteti.
Ndërsa, gjyqtarja Mappie Veldt-Foglia kërkoi nga mbrojtja që të dorëzoj parashtrimet e veta më shkrim në kohën kur ZPS-ja do të paraqes kërkesën për pranimin e këtyre dokumenteve si prova dhe pastaj do të vendoset me teje lidhur me këtë çështje.