Tahiri “godet” Vetëvendosjen: Po djegin fakte për të mbetur në pushtet

Aktuale

Tahiri “godet” Vetëvendosjen: Po djegin fakte për të mbetur në pushtet

Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 15:17
Edita Tahiri

Ish-kryenegociatorja, Edita Tahiri, ka reaguar pas zjarrit në IML dy ditë më parë.

Vet ministrja e drejtësisë, Albulena Haxhiu, e konfirmoi se janë diegër mustaqet e Adem Jasharit e gishti i Isa Boletinit të cilat ishin në zyrën e drejtorit.

Tahiri reagoi pas kësaj ngjarjeje ku shkroi se, Vetëvendosja edhe në pushtet duke e djegur Kuvendin, e tani janë duke djegur fakte për të mbetur në pushtet.

“Politike me djegje: njëherë dogjën parlamentin për të ardhur ne pushtet, tani djegin fakte për te mbetur ne pushtet…”, u shpreh ajo në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat