Dugolli për këshilltarin Jakupi: Është rrenë, nuk e ka pagën 7 mijë e 500 euro

Aktuale

Dugolli për këshilltarin Jakupi: Është rrenë, nuk e ka pagën 7 mijë e 500 euro

Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 22:32
Enver Dugolli

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli ka sqaruar raportimet e fundit në media rreth pagës që merr këshilltari në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Gani Jakupi.

Siç kanë raportuar mediat, Jakupi paguhet 90 mijë euro në vit nga taksapaguesit e Kosovës. E për këtë, Dugolli thotë se bëhet fjalë për një projekt të MPJD-së, e që shuma e të njëjtit është 90 mijë euro.

Teksa theksoi se Jakupin “nuk e njeh as kush është”.

“Bëhet fjalë për një projekt të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, e që është rreth 90 mijë euro, por projekti është 90 mijë euro. E për cilin projekt më pastaj, janë qiraja, meditjet, është paga, janë shërbimet…për të qenë real unë nuk e njoh as kush është, së pari herë po ja nij zanin. Por e vërteta është që është projekt, është një projekt për të cilin na lidh një kontratë”, deklaroi ai.

Deputeti Dugolli u shpreh se “është rrenë” që Jakupi e ka pagën 7 mijë e 500 euro, teksa potencoi se MPJD-ja do të dalë shumë shpejt me një sqarim.

Sipas raportimeve, 7 mijë e 500 euro është paga me të cilën Gani Jakupi paguhet nga Qeveria e Kosovës për pozitën këshilltar në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, dikaster ky i cili udhëhiqet nga Donika Gërvalla.

Në media u raportua se Jakupi jeton në Spanjë, por është angazhuar nga ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, si këshilltar i jashtëm për çështje kulturore dhe mediatike.

Një informacion i tillë ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale nga liderë politikë, opozitarë dhe nga pjesëtarë të shoqërisë civile.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat