Sopjani: Policët e thjeshtë janë më të rrezikuarit, njësitë speciale janë më të sigurta

Aktuale

Sopjani: Policët e thjeshtë janë më të rrezikuarit, njësitë speciale janë më të sigurta

Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 23:26
Shkëlzen Sopjani

Avokati Shkëlzen Sopjani ka thënë se nuk pajtohet me kategorizimin e shtesave të rrezikshmëri, sepse sipas tij, janë pjesëtarët e patrullave policore ata që janë më të rrezikuarit dhe jo ata të njësive speciale.

Sopjani, tha se më së shumti policë të rënë në detyrë janë të patrullave, sepse sipas tij, i ekspozohen më së shpeshti rrezikut i cili shpeshherë është i paparashikuar.

“Patrulla e Policisë është ajo që i ekspozohet më së shumti rrezikut cdo ditë. Puna e rrezikshmërisë nuk pajtohem me kategorizimin, policët e rënë në detyrë janë pjesëtarë të patrullës, këta janë të parët që i përgjigjen çdo rreziku. Nuk do të thotë vetëm në grabitje i ekspozohen rrezikut. Zyrtari i parë i rënë në krye të detyrës ka qenë kur i është përgjigjur një rasti për dhunë në familje”, tha ai.

Sipas tij, pjesëtarët e njësive speciale janë më të përgatitur dhe se rreziku për ta është më i vogël..

“Pjesëtarët e njësive specializuara e dinë ku po shkojnë, e dinë nivelin e rrezikshmërisë, i marrin pajisjet e nevojshme për t’u ballafaquar, rreziku për të pësuar është më i vogël”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat