Elshani: Prezenca e KFOR-it nuk mjafton, Kosova të anëtarësohet në NATO

Aktuale

Elshani: Prezenca e KFOR-it nuk mjafton, Kosova të anëtarësohet në NATO

Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 23:51
Taulant Elshani

Taulant Elshani nga Instituti “Octopus” ka folur për armatosjen e madhe të shtetit të Serbisë.

Në Edicionin Special të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se Kosova duhet  të anëtarësohet në NATO që të ketë siguri të vazhdueshme.

“Prezenca e KFOR-it është pozitive pa dyshim por nuk mjafton sepse Kosova ka nevojë për anëtarësim në NATO në kuptim që në terma afatgjatë të sigurojë sigurinë kombëtare”.

“Duhet bërë presion të vazhdueshëm për sensibilizim të faktorit ndërkombëtar për ta frenuar Serbinë, si dhe në anën tjetër ne duhet t’i kryejmë detyrat e shtëpisë duke blerë armatim dhe duke punuar në balancimin e fuqisë në Ballkan në një farë forme për të fuqizuar kapacitetet tona institucionale karshi Serbisë”, ka thënë Elshani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat