Kurti s’e komenton deklaratën e Osmanit për draftin e Asociacionit, tregon si u dakordua me ndërkombëtarët

Aktuale

Kurti s’e komenton deklaratën e Osmanit për draftin e Asociacionit, tregon si u dakordua me ndërkombëtarët

Më: 24 nëntor 2023 Në ora: 11:57 Përditësuar në ora: 12:10 më 24.11.2023
Albin Kurti

Dy muaj nga sulmi në Banjskë, Kurti: Ka hetime të mjaftueshme që t’i vendosën sanksione Serbisë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka deklaruar se koha prej dy muajsh prej kur ndodhi sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit është e mjaftueshme që të ketë hetim të hollësishëm dhe t'i vendosën sanksione Serbisë.

I pyetur për këtë çështje, Kurti tha se ‘nuk mund ta durojmë çfarëdo përsëritje që i ngjan asaj të 24 shtatorit, për këtë arsye duhet të veprojmë tash e jo nesër’.

"Është e domosdoshme që dy muaj pas sulmit në Bansjkë të Zveçanit ku u vra rreshteri është kohë më së e mjaftueshme qe të kemi hetim të hollësishëm dhe konkluzione për këtë akt që cenoi sonvranitetin dhe sigurinë tonë kombëtare. Nuk mund ta durojmë çfarëdo përsëritje që i ngjan asaj të 24 shtatorit për këtë arsye duhet të veprojmë tash e jo nesër", tha Kurti.

Ndërsa shtoi se më mes të dhjetorit bëhen 8 vjet prej Serbia nuk ka bërë përparim nën kapitullin 35 që dëshmon dëshirën për normalizim.

Kurti nuk e komenton deklaratën e Osmanit për draftin e Asociacionit: Publikimi të bëhet nga ndërkombëtarët

Kryeministri Albin Kurti, nuk e ka komentuar deklaratën e presidentes Vjosa Osmani, se në draft-statutin e Asociacionit të propozuar nga BE-ja ka identifikuar disa çështje që krijojnë dykuptimësi.

Madje tha se draftin mund ta bëjnë publik ndërkombëtarët ngase me ta është dakorduar që mos të jetë i qasshëm për publikun. Sipas tij, Serbia po vazhdon t’i shkel marrëveshjet dhe se nuk është e interesuar për normalizim.

Për sulmin në Banjskë ai tha se duhet të ketë hetim të hollësishëm dhe sanksione ndaj Serbisë.

“Po bëhen nëntë muaj që jeni dakorduar në Bruksel dhe gjatë këtyre nëntë muajve Serbia i ka shkelur marrëveshjet. Draft-statutin duhet bërë publik nga ndërkombëtarët”.

“… unë jam i gatshëm që të publikohet draft-statuti, Serbia nuk është e interesuar për normalizim dhe ajo e ka Asociacionin për serbët e Kosovës”, tha ai.

“Dy muaj pas sulmit Banjskë duhet të kemi hetim të hollësishëm dhe konkluzione mbi këtë akt terrorist mbi Kosovën që na cenoi të gjithë ne”.

“Duam sanksione për Serbinë dhe u bëj thirrje faktorëve ndërkombëtarë që të marrin masa për të gjithë këtë sulm”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat