Gjykata Kushtetuese e Kosovës vendosi që vendimi i Qeverisë së Kosovës për faljen e tatimit në pronë, përmes ndryshimeve në Ligjin për tatim në pronë, nuk cenon përgjegjësitë komunale.
Deputetja e Listës Guxo, Jeta Statovci thotë se do të takohen me akterët kryesorë për këtë çështje dhe do të shohin se si do të veprohet tutje.
“Së fundmi kemi parë që është marrë një vendim në kuadër të këtij ligji në favor të materialit i cili është prezantuar nga ana e qeverisë.
Po, besoj që tash do të diskutojmë edhe me akterët kryesorë dhe do të shohim se si do të procedohet tutje pas marrjes së këtij vendimi”, ka thënë ajo.