“Kreu i ndërmarrjes së përbashkët kriminale po e vërteton”, çka po paralajmëron familja Imeri për krerët e UÇK-së në Hagë?

Aktuale

“Kreu i ndërmarrjes së përbashkët kriminale po e vërteton”, çka po paralajmëron familja Imeri për krerët e UÇK-së në Hagë?

Nga: N. Sh. Më: 24 nëntor 2023 Në ora: 13:59
Krerët e UÇK-së në Hagë

Familja e veprimtari të vrarë të LDK-së, Haki Imerit, kanë reaguar pas vendimit për ndalimin e vizitave dhe telefonave për ish-krerët e UÇK-së në Hagë.

Përmes një shkrimi në Facebook, Familja Imeri shkruan se po e dëshmon ‘kreu i ndërmarrjes së përbashkët kriminale’ që po jetësohen direktivat e tij për shantazhe dhe kërcënime e kanosje të dëshmitarëve.

Kjo familje tutje shkruan se nuk do të kalojë lehtë fushata e rreme ndaj prokurorëve amerikanë të Gjykatës Speciale, duke shtuar se të gjeturat e prokurorisë janë prova dhe dëshmojnë se ata nuk do të lirohen që të mbrohen në liri.

Postimi i plotë:

-Të pandehurit që gjenden në paraburgim në Hagë, paskan dëshmuar se fushata ndaj dëshmitarëve është agjendë, projeket i tyre i përditshëm.

-Kreu i ndërmarrjes së përbashkët kriminale po e vërteton edhe brenda mureve të burgjeve  të Hagës që shantazhet, kërcënimet, kanosjet ndaj dëshmitarëve po jetësohen me direktivat e tij.

-Fushata e rreme e bërë ndaj prokurorëve amerikanë të Gjykatës Speciale dhe ndaj dëshmitarëve nuk do të kalojë lehtë këtë duhet ta dinë të gjithë ata që e kanë inicuar dhe demonstruar për dy vite, këtë fushatë.

-Të gjeturat e prokurorisë janë prova dhe dëshmojnë se ata nuk do të lirohen të mbrohen në liri në asnjë rrethanë.

-Provone pafajësinë pa e penguar drejtësinë se tjetër shance nuk keni.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat