Tomë Gashi, avokat, ka shkruar një status në lidhje me ndalimin e vizitave te Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi, të cilët po mbahen të paraburgosur nga Gjykata Speciale në Hagë.
Gashi ka vlerësuar se ky është një dështim katastrofal i avokatëve.
Sipas tij, avokatët duhet t’i këshillojnë klientët e tyre.
“Deshtim katastrofal i avokateve brilante, te paguar rreth 20 milion euro nga Qeveria e Kosoves, e qe, deri ne perfundim te rasteve, do t’i kushtojne buxhetit te Kosoves shume me shume se 20 milion euro.
Avokatet, pervec se t’i mbrojne, duhet edhe t’i keshillojne klientet e tyre!
Ndalimi i vizitave: Prokuroria incizoi bisedat ne Qendren e Paraburgimit, pretendon se Thaçi, Veseli e Selimi u zbuluan vizitoreve detaje per deshmitare.” – shkroi ai.