Ministrja Rozeta Hajdari nënshkroi vendimin për caktimin e çmimit dhe masave tjera mbrojtëse të produkteve të naftës

Aktuale

Ministrja Rozeta Hajdari nënshkroi vendimin për caktimin e çmimit dhe masave tjera mbrojtëse të produkteve të naftës

Më: 24 nëntor 2023 Në ora: 18:52
Rozeta Hajdari

Ky vendim ka për qëllim parandalimin e çrregullimit në treg me çmimet e naftës, sidomos gjatë muajit të festave të fundvitit, kur bashkatdhetarët tanë janë të pranishëm në ATDHE, e gjithashtu me qëllim mbrojtjen e konsumatorit, mbrojtjen e konkurrencës, si dhe për të mënjanuar çrregullimet tjera në treg.

Nga monitorimi i rregullt i tregut të produkteve të naftës përmes Inspektoratit Qendror të Tregut/ MINT, me evidencë ditore për çmimet e shitjes me pakicë të produkteve të naftës dhe bazuar në evidencën ditore të pranuar nga Dogana e Kosovës/ MFPT, lidhur me çmimet e furnizimit/importit të produkteve të naftës, është evidentuar mospërshtatje e çmimeve vendore krahasuar me lëvizjet e mëdha me ulje të çmimeve në tregun botëror, çka përbën bazë/shkas për rregullimin e çmimeve dhe caktimin e masave të tjera mbrojtëse në këtë vendim.

Me këtë vendim:

- marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me shumicë është dy (2) eurocentë për litër, dhe

-  marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me pakicë është dymbëdhjetë (12) eurocentë për litër.

Llogaritja e marzhës tregtare maksimale e lejuar për shitje me shumicë dhe pakicë  bëhet sipas nenit 4 paragrafi 1.1 dhe 1.2. të U/A Nr. 03/2022 për Rregullimin e Çmimeve të Produkteve të Naftës dhe Karburanteve të Ripërtrishme dhe Masat e Tjera Mbrojtëse.

Ky vendim hyn në fuqi një (1) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat