Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka reaguar për rrugët e pa pastruara në rrugët e Kosovës, veçmas për atë Prishtinë - Pejë.
Ai në një postim në Facebook u ka bërë thirrje qeveritarëve të dalin në terren për të inspektuar gjendjen rrugore.
"Rruga Prishtinë - Pejë po i demanton institucionet përgjegjëse. Dilni në terren pak o qeveritarë e shihni si është gjendja, me kilometra kolonë", ka thënë Haradinaj.
"Nëse vazhdon të bie borë kësisoj, vaj halli për ne! Mos thoni që reshjet e borës janë të befasishme, sepse borë në gusht nuk bien, vetëm dimrit!", shtoi ai.