Deliu-Kodra: Qeverinë me gjasë e ka zanë në befasi edhe këtë herë bora

Aktuale

Deliu-Kodra: Qeverinë me gjasë e ka zanë në befasi edhe këtë herë bora

Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 19:50
Blerta Deliu Kodra

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra ka kërkuar pastrimin e borës nëpër rrugët e Kosovës.

Ajo ka bërë edhe apel për kujdes në rrugë.

Deliu-Kodra tha poashtu se edhe Qeverisë e ka zënë në befasi bora.

“Dy gjana: E para: Ju lutem – bëni kujdes rrugëve me borë.  E dyta: Qeverinë, me gjasë, e ka zanë në befasi edhe këtë herë bora. Qonu more dilni pastroni rrugët”, ka shkruar ajo në një postim në “Facebook”. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat