Punëtorët e një vendstrehimi për arinj, në Prishtinë, po punojnë shumë për t’u kujdesur për një luan që dëshiron të dalë të luajë në dëborë dhe për disa arinj që u larguan nga mjedisi natyror ku jetonin kur ishin këlyshë, të cilët tani po e shijojnë dëborën, pasi nuk bien në gjumë dimëror.
Derisa, bora e parë e dimrit mbuloi Strehimoren e Arinjve të Prishtinës në kryeqytetin e Kosovës, vizitorët shijuan pamjen e një luani duke luajtur, përpara se ai të strehohej shpejt në ambiente të mbyllura, ku ishte instaluar një ngrohëse për të shmangur temperaturat që bien nën zero.
“Ne e dimë që ky nuk është mjedisi i tyre perfekt për të mbijetuar, por ne kemi krijuar një vend të këndshëm për dimër dhe kemi instaluar një ngrohësë që e ndihmon shumë sepse “macet e mëdha” kanë nevojë për temperatura shumë më të ngrohta,” u shpreh menaxherja e strehimores dhe drejtuesja e kafshëve, Albana Hoti për “Reuters”, transmeton “Bota sot”.
Luani, i quajtur Gjon, u shpëtua vitin e kaluar nga një restorant lokal ku mbahej për të argëtuar klientët.
Ai pritet të transportohet në Afrikën e Jugut pasi të kapërcehen pengesat ligjore.
Strehimorja, shtëpia e 20 arinjve kafe, menaxhohet nga Four Paës International, një organizatë jofitimprurëse e dedikuar për mirëqenien e kafshëve.
Arinjtë kanë një histori të ngjashme me atë të Gjonit, në atë që ata ishin mbyllur në kafaz në restorantet lokale - pasi ishin hequr nga pyjet lokale - përpara se të shpëtoheshin.
"Katër ose pesë nga arinjtë tanë nuk shkojnë në një gjumë dimëror të plotë sepse ata kurrë nuk e kanë përjetuar jetën e tyre të egër dhe kjo është gjithçka që ata mund të bëjnë, bien pak në gjumë dimërore dhe pastaj përsëri dalin jashtë."
Hoti tha se 16 nga arinjtë e tjerë të strehimores shkojnë në gjumë dimëror të plotë.