Ish-inspektori i AKI-së, Shkelzen Sopjani thotë që ky kërcënim ushtarak serb po bëhet nga Vuçiqi i cili thotë që është më radikali në rajon.
Sopjani ka thënë që Vuçiqi ka qenë ministër i propagandës së Millosheviqit.
Megjithatë, ai thotë që duhet të merret seriozisht nga institucionet e sigurisë të Kosovës dhe të NATO-s.
“Kur kësaj ja shtojmë edhe faktin se në Serbi kemi një lidership me në krye Vuçiç, i cili fillimet e karrierës i ka në huliganizëm dhe njihet si njëri ndër radikalët më të mëdhenj në rajon dhe i cili ka qenë edhe ministër i propagandës së Milloshviq dhe për të cilin heronjtë më të mëdhenj janë Karaxhiq dhe Mladiq (dy kriminel lufte) dhe fakti se Serbia kurrë nuk ka qenë një aleat besnik i perëndimit, atëherë kjo duhet të trajtohet me shumë seriozitet nga institucionet e sigurisë së Republikës së Kosovës po edhe të NATO-së”, deklaroi ai.