Maqedonci uron “Ditën e Forcës”: FSK-ja do ketë gjithnjë mbështetjen e Qeverisë

Aktuale

Maqedonci uron “Ditën e Forcës”: FSK-ja do ketë gjithnjë mbështetjen e Qeverisë

Më: 27 nëntor 2023 Në ora: 10:45
Ejup Maqedonci

Me rastin e “Ditës së Forcës”, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci u ka uruar ushtarëve të FSK-së shëndet dhe zhvillim në karrierë.

Përmes një videomesazhi, Maqedonci është shprehur se FSK-ja do ta ketë gjithmonë mbështetjen e Qeverisë në rrugën për të mbrojtur territorin e vendit.

“FSK-ja po zhvillohet, ndërtohet dhe profesionalizohet duke pasë parasysh bazamentin e saj luftën çlirimtare të popullit tonë dhe rrugën përpara drejt integrimeve euroatlantike. FSK-ja gjithnjë do të ketë mbështetjen e Qeverisë së Kosovës në zhvillimin e saj dhe në përgatitjen e saj për të qenë e gatshme për të realizuar misionin e saj për mbrojtjen e territorit të vendit tonë. Urime Dita e Forcës!Urime dita e ushtrisë!”, ka deklaruar ai.

FSK-ja feston sot “Ditën e Forcës”, me ç’rast do mbahet një manifestim nga ora 10:00 deri në 13:00 në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, ku do të marrin pjesë udhëheqësit më të lartë shtetëror, si dhe përfaqësuesit ushtarakë e diplomatikë të vendeve partnere me mision në Kosovë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat