Analisti politik serb nga Mitrovica: Kurti më parë shkon në zgjedhje se sa ta formojë Asociacionin

Aktuale

Analisti politik serb nga Mitrovica: Kurti më parë shkon në zgjedhje se sa ta formojë Asociacionin

Më: 27 nëntor 2023 Në ora: 11:00
Ognjen Gogiq

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti “më parë do të shkonte në zgjedhje të reja se sa të formonte Asociacionin”, beson analisti politik serb nga Mitrovica e veriut, Ognjen Gogiq, i cili beson se “në duart e Kurtit” ka ende mekanizma për të parandaluar themelimin pas pasur nevojë të shpërbëjë Kuvendin e Kosovës.

Në rast të shkuarjes në zgjedhje të reja parlamentare, Gogiq beson se Kurti “do të fitojë mbështetës të rinj” ngase “do ta paraqiste veten si viktim...që lë pozitën e kryeministrit si pasojë e presioneve nga Perëndimi për të pranuar formimin e Asociacionit”.

“Kjo sidoqoftë, nuk do të thotë se për momentin po mendon ta shpërbërë Kuvendin, sepse ka mekanizma të tjerë për të parandaluar themelimin e Asociacionit.

Ata thanë në Prishtinë se draft-Statuti i Asociacionit për të cilin po bisedohet, nëse pranohet, do të dërgohet për rishikimin në Gjykatën Kushtetuese, pra që në fakt Gjykata Kushtetuese të jetë hapi tjetër i radhës që Prishtina ta përdorë për të sabotuar formimin e Asociacionit”, ka thënë Gogiq.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat