Kryediplomatja e Rumanisë, Luminita Odobescu, është deklaruar pas takimit që ka pasur me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, me të cilin tha se kanë diskutuar për procesin e dialogut.
Odobescu, vendi i së cilës vazhdon të mos e njohë pavarësinë e Kosovës, u shpreh se i ka ofruar mbështetje Lajçakut, në rolin e tij në këtë proces në mes të shteteve.
“Shumë e kënaqur që të takoj Përfaqësuesin Special sot në Bukuresht. Një shkëmbim i mirë në zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor. Ritheksova të Rumanisë mbështetjen e plotë për përpjekjet e tij për të përmirësuar dialogun e udhëhequr Beograd-Prishtinë, është esenciale për sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar ajo në X.
Kujtojmë se Rumania është një ndër pesë shtetet anëtare të Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur akoma Kosovën si shtet, por e cila ka thënë se e mbështet dialogun me Serbinë.